E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miti i ARMO-s si pasuri kombetare
Sot

Miti i ARMO-s si pasuri kombetare

Klodian Tomorri

Diku nga viti 2009, me takon te intervistoj nje nga ekspertet amerikane te Patton Bogs, qe ne ate kohe ishin kontraktuar nga qeveria shqiptare si konsulente ne privatizimin e ARMO-s. Kompania sapo ishte shitur 128 milione euro tek Rezart Taci dhe ne publik behej debati nese u shit shtrenjte apo u fal.

Ne bisede e siper e pyeta se cila eshte vlera e kompanise.
Do te verteten- me tha.
Po- ju pergjigja.
Eshte negative- tha.
E pamundur- i them i cuditur.
Do e shohesh- ja beri.

Per vite me radhe ne kemi krijuar mitin e pasurive kombetare te rreme. Eshte nje tendence qe mesa duket na eshte brumosur nga komunizmi. Edhe tani shumica e eskperteve qe komentojne ne publik vazhdojne te thone se ARMO eshte aset kombetar. Edhe pse historia ka provuar te kunderten te pakten ne tre raste nga tre.

Njeriu i pare qe e kuptoi kete ishte Sali Berisha, i cili per aftesine e te kuptuarit te gjerave qendron te pakten 30 vjet para te tjereve. E nxorri kompanine ne shitje dhe i mori 128 milione euro. Kur shoh kush e ka keshilluar me rritet edhe me shume vleresimi per te, te pakten ne kete pike.

Por Berisha beri nje gabim. Nuk shkeputi perfundimisht lidhjet e pergjegjesise shteterore mbi kompanine. Me privatizimin, qeveria duhet te kishte shkeputur cdo pergjegjesi nga ARMO, perfshire detyrimin per t’ju pergjigjur punonjesve ne raste krizash.

Studimi i Patton Bogs kishte nje shifer kyce. Sipas llogarive, qe ARMO te dilte me fitim rafineria duhej te kishte nje kapacitet perpunimi prej 5 milione tone ne vit. ARMO e ka 1.2 milione tone. Me keto tregues kompania nuk dilte rentabel ne asnje skenar te mundshem.

Biznesi i rafinerive eshte nje biznes, suksesi i te cilit percaktohet ne nje mase te madhe nga ekonomiksi i shkalles. Sa me shume prodhohet aq me shume ulet kosto, aq me te medha jane gjasat qe kompania te dale me fitim.

Miti i ARMO-s si aset kombetar ushqehet nga nje tjeter mit. Ai se ne kohen kur ishte shteterore kompania dilte me fitim. Ky eshte nje perversitet ekonomik. Fitimi i presupozuar i ARMO-s ne ate kohe ishte de facto subvencion i drejperdrejt nga qytetaret.

ARMO perpunonte te gjithe naften shteterore qe vinte nga Albpetroli dhe koncesionaret. Sot ne ate nafte Shqiperia e merr direkt te ardhur ne buxhet. Ne vitin 2009 ne kemi marre 200 milione dollare te ardhura nga nafta, qe perpara privatizimit i hante ARMO.

Ne fund, vlen te permendet dhe nje aspekt tjeter shume i rendesishem, qe nuk e permend askush ne gjithe kete debat. Shikoni pak shifrat. Sa rafineri u mbyllen vjet ne Europe. Behet fjale per rafineri me kapacitete shume me te medha se ARMO dhe teknologji shume me eficente.

ARMO eshte liability, grope.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.