E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjegulla që  shtrihet përpara nje viti të  vështirë  ekonomik
Sot

Mjegulla që shtrihet përpara nje viti të vështirë ekonomik

Ekonomia italiane u zhyt serish në recesion teknik. Per herë të parë që nga viti 2013, prodhimi i brendshem bruto në Itali eshtë kontraktuar per dy tremujor rresht duke sinjalizuar ndoshta dhe perfundimin e bonusit të jashtem mbi ekonominë shqiptare.

Statistikisht Italia eshtë vendi me ndikimin më të madh ekonomik në Shqiperi. Ciklet ekonomike të dy vendeve kane një ngjashmeri thuajse simetrike me një kohë vonese që varion nga 6 muaj deri ne 1 vit. Kur ekonomia italiane pershpejtohet, prodhimi i brendshem në Shqiperi e ndjek nga pas. Kur Italia hyn në recesion, rritja jonë ekonomike ngadalesohet me shpejtesi.

Italia eshte partneri ynë kryesor ekonomik. Më shumë se gjysma e eksporteve shqiptare shkojnë në Itali, nderkohë që një pjesë e madhe e dergesave që ushqejnë konsumin burojnë pikerisht nga Italia.

Kriza italiane vjen në një moment delikat per ekonominë shqiptare. Kete vit peitet që të maturohen dy investimet më të medha të huaja, që kanë mbeshtetur aktivitetin ekonomik në vend, si Gazjellesi Tap dhe kaskada e Devollit.

Keto dy elemente të vetem mjaftojnë per të paralajmeruar se viti 2019 do jetë i veshtirë per ekonominë . Me gjasa rritja ekonomike do të bjerë poshtë nivelit 3.5 per qind, duke goditur të ardhurat e familjeve, ato të buxhetit publik si dhe duke veshtiresuar uljen e borxhit.

Perballë ketyre risqeve të pritshme, viti 2019 ka dhe shumë të panjohura. Se pari, janë zgjedhjet. Zakonisht gjatë fushatave elektorale bizneset pezullojnë planet per investime të reja, ndersa efikasiteti i administrates publike, perfshirë atë fiskale, perkeqesohet në menyrë të ndjeshme.

Por pertej zgjedhjeve, ekonomia mund të marrë një goditje edhe më të forte besimi nese Bashkimi Europian do refuzojë hapjen e negociatave me Shqiperinë , cka tashmë duket një ngjarje me probabilitet shumë të lartë . Kjo mund të godasë me tej besimin e investitoreve të huaj në ekonominë shqiptare si dhe mund të vendosë me shumë presion mbi tregun financiar.

Ekonomia ka hyrë në një vit të veshtirë . Nga jashtë fryjnë erera të ftohta nderkohë që ambienti i brendshem eshtë i tensionuar. Ky do jetë një vit i veshtirë .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.