E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i njohur-politikanëve: Të tejngopur, po bëni aktin e fundit të tradhtisë ndaj shqiptarëve
Sot

Mjeku i njohur-politikanëve: Të tejngopur, po bëni aktin e fundit të tradhtisë ndaj shqiptarëve

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar ndaj situatës politike të krijuar në vend, ndërsa akuzon politikën se  “po ndërmerr aktin e fundit të tradhtisë ndaj shqiptarëve, theqafjen në honet e historisë dhe në udhët e emigrimit masiv”.

tritan-kalo-770x433

 

Më tej, në postimin e tij, mjeku i njohur, ndërsa poston edhe një thënie të Oliver Wendell Holmes  u bën thirrje njerëzve që të mos ndjekin nga pas politikanët.

Postimi i plotë:

PPP-ja më e fundmit në tregun e politikbërjes shqiptare, që uroj dhe shpresoj te jetë sa më jetëshkurtër..…Përçarje – Përfolje – Përplajse…..Kjo përçarje mes nesh, kjo përfolje e çdo fjale dhe veprimi tonë, kjo përplasje e pa principtë mes palëve politike dhe e pabuktë për ardhmërinë tonë, vetëm e vetëm Pa-përgjegjshmëri, Pa-ngopësi dhe Pa-atdhetari mbetet të jetë, POR qytetari, drejtim dhe përgjegjësi morale-poltike dhe sociale, KURRË nuku është dhe kurrë nuku mundet të jetë….Na sollët vërdallë o të paudhë, për pothuajse 30 vite në udhëkryqin e tranzicionit demonkratik, dhe tanimë të tejngopur me pasuri, me zezona socio-ekonomiko-politike si dhe me keqbërje ndaj Atdheut e Kombit, po ndërmerni aktin e fundit të tradhëtisë ndaj nesh, THEQAFJEN tonë përfundimtare në honet e historisë dhe në udhët e pakthimit/të emigrimit masiv….MOS ndizni e fikni dritat e celularëve ju bashkëkombasit e mi, POR ndizni dritat e mëndjes dhe mos i fikni ato të arësyes….Klasën/kastën/glasën politike e cila na rrëmbeu rreth 30 vite jetë e mundësi begatimi, do të vijojmë ta kemi të kalëruar mbi shpinat tona edhe më tej, NËSE do vijojmë t’u shkojmë nga pas si dele apo militantë trushplarë, si dhe pa dashuri e dhimbsuri për veten e familjet tona…..Quo vadis Shqipëria ime!!!….Ja një këshillë e urtë për këto kohë të pakohta nga Sir. Oliver Ëendell Holmes:

kalo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.