Mjeku Petrit Vargu:Rama e shfrytëzoi dhe e shiti mikun e tij Mentor Petrelen
Futi Mentor Petrelën në “listën e zezë”, mjeku i njohur plas “bombën”:
Rama e shiti dhe shfrytëzoi mikun e tij
Mentor Petrela është një emër mjaft i njohur përsa i përket mjekësisë shqiptare, pasi profesori u zgjodh në shkurt të vitit 2014 ndër 100 kirurgët më të mirë të botës.
Kryeministri Rama nuk e ka kursyer ta fusë atë në abuzimet që janë bërë në administratë, të cilësuar si “lista e zezë”.
Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore “Nënë Tereza” është denoncuar nga qytetarë anonimë për shkelje administrative.
Ka qenë të shumtë personat që e kanë mbrojtur dhe të shumtë ata që thonë se është një ndër njerëzit më të korruptuar në qeveri.
Mjeku Petrit Vargu ka shkruar në profilin e tij në Facebook një reagim në lidhje me këtë ngjarje duke dhënë mendimin e tij.
Ai shkruan se Petrela hyri në listën e 100 më të mirëve pasi bënte pjesë në një shoqatë neurokirurgësh që kryesohej nga një austriak, të cilin e kishte njohur gjatë marrjes së një kredie austriake që shlyhet nga qytetarët shqiptarë.
Vargu ka shtuar se Rama dhe Petrela janë miq të vjetër dhe kjo është mënyra se Kryeministri i shet miqtë e tij.
Postimi në Facebook:
Të nderuar gazetarë dhe miq! E ndjej për detyrë të sqaroj, duke parë dizinformimin e vazhdueshëm sipas të cilit Prof.Dr.Mentor Petrela, ka qenë në vitin 2014 një nga 100 kirugët më të mirë të botës. Mos u bëni miopë dhe besojuni ndjesive tuaja të cilat e nxorën një ndër njerëzit më të korruptuar në Shqipëri.
Dua të sqaroj që Prof. Petrela u fut në një shoqatë të përbërë nga 100 Neurokirurgë të kryesuar nga një austriak. Profesorin austriak Petrela e njohu gjatë implementimit të një kredie austriake që shlyhet nga taksapaguesit shqiptarë.
Si kjo shoqatë, në botë ka qindra të tilla dhe shumë profesorë shqiptarë janë anëtarë të këtyre shoqatave, secili në fushën e vet (verifikojini në internet). Nga kjo ngjarje e porsa dhënë nga Balkanweb, bëj dy deduksione:
1) Incidenca e operacioneve në Neurokirugji në krahasim me kirurgjitë e tjera është shumë e ulët p.sh 1/4 e Kardiokirurgjisë e megjithatë populli e ka veçuar si ndër më të korruptuarit.
Vajmedet sikur profesori të ishte Hemodinamist ose kirurg i përgjithshëm.
2) Publikimin e ka bërë Kryeministri ynë i nderuar, që njihet si mik i Petrelës. A e kuptoni se si të shet Edi Rama? A e shikoni se për atë s’ka miq e shokë? Mos harroni kolegë që dy vjet më parë e shfrytëzonte Petrelën për të na futur në provime si zë pseudo i besueshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



