E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku tregon gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit në Cakran: Ka marrë katër goditje, erdhi me hemorragji në krah
Uncategorized

Mjeku tregon gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit në Cakran: Ka marrë katër goditje, erdhi me hemorragji në krah

Mjeku që i dha ndihmën e parë 17-vjeçarit që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Fier, tregon se i mituri ka katër plagë, por jo të rënda.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, thotë se i mituri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

“Më morën në telefon mësuesit që ka ndodhur një ngjarje. Personin e sollën këtu mësuesit dhe shokët e vet. Kishte pak hemorragji në krahun e majtë, dukej plagë me mjete prerëse. Kishte marrë katër goditje të vogla. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën. Këtu iu dha ndihma, pastaj u nis për menjëherë për trajtim për specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit”, tha mjeku.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Fierit kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy nxënësve, që kishte nisur një natë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social Snapchat. Autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar për marrjen e dëshmisë dhe për procedurat ligjore përkatëse.

Xhaxhai i 17-vjeçarit që u plagos me thikë në Cakran, Bexhet Xhafaj, thotë se nipi i tij nuk ka qenë asnjë herë konfliktual.

 Xhafaj u shpreh se i mituri sapo ka dalë nga ndërhyrja kirurgjikale dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sa ka dalë nga operimi, kishte marrë plagë në krahun e majtë, në sup, mendoj se ka dashur ta godasë në zemër. Falenderojmë Zotin që nuk e ka goditur në organe jetësore”.

Ai thotë se një mësuese ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

“Mirë që nuk mori ndonjë thikë dhe ajo. E falënderoj shumë për gjestin”, shprehet ai, ndërsa duke treguar për komunikimin me vëllanë, babanë e djalit, thotë se sherri ka nisur pasi autori shpërndau foto të djalit të Snapchat për ta tallur.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar për marrjen e dëshmisë dhe për procedurat ligjore përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.