E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Modelja e famshme shqiptare bëhet nuse
Uncategorized

Modelja e famshme shqiptare bëhet nuse

Në rrugëtimin e saj nga balerinë profesioniste, në modele e në velinë të emisionit “Stop”, Alesia Bami ka qenë një prej bukurosheve shqiptare më të përfolura në rrjete sociale e mediat online.

Por duke mos ditur thuajse asgjë në lidhje me jetën e saj private, me siguri të gjithë do të shtangin pasi të shohin këto foto të Alesias së veshur nuse. Mirëpo, nuk bëhet fjalë aspak për një dasmë në horizont.

Alesia Bami është përzgjedhur si imazh i “Ami Event” për koleksionin e fustaneve të nusërisë 2018. Bukuroshja e ekranit shihet rrëzëllitëse me fustanet tejet elegante të brandeve më prestigjioze botërore.

Nga dantellat luksoze, tek detajet e mahnitshme të punuara me dorë dhe stilet nga më të ndryshmet, çdo nuse e ardhshme mund të realizojë ëndrrën e saj për shndritur në ditën e martesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.