Modelja shqiptare na surprizon ,shtatzënë për herë të dytë
Emina Cunmulaj është një nga modelet më të famshme shqiptare në botë. Gjithashtu një ndër personazhet më te dashura për publikun për shkak të mirësisë dhe thjeshtësisë që e karakterizon.
Emina përmes profilit të saj në Instagram na ka dhënë lajmin e mirë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo ka shpërndarë një foto ku ka dalë bashkë me vajzën Ella Faria dhe bashkëshortin Sam. Gjithashtu postimit i ka bashkangjitur një shkrim: “Familja jonë po rritet”.
Barku ndërkohë duket se ka marrë formën e rrumbullakët gjë që tregon se Emina mund ta ketë kaluar 3-mujorin e parë. Tashmë Ella nuk do të jetë më vetëm, së shpejti do ti bashkohet një motër ose vëlla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


