Modelja: Varfërinë që kam pa në Shqipëri, s’e gjen mes shqiptarëve të Malit të Zi
Janë këto fjalët e Emina Çunmulaj, modeles së famshme shqiptare nga Tuzi (Mal të Zi) ndërsa tenton të përshkruajë ndjenjat e saj pasi ka vizituar disa familje që jetojnë në varfëri ekstreme në rrethinat e Shkodrës. Emina vendosi t’i bashkohej Nismës “Fundjavë Ndryshe” për të ndihmuar disa familje
Tepër e prekur dhe me lot në sy, Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj në një intervistë ekskluzive. Modelja shqiptare ka treguar gjatë intervistës detaje mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit, vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali dhe jetën që ka sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian. “Emina ka qënë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s’kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam qene në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa sot.”
Një pjesë nga intervista e Emina Çunmulaj
Emina ke ardh në zonat e thella të Shkodrës me ndihmu disa familje. Si u ndjeve kur pe atë lloj varfërie e mjerimi?
Po mirë në fakt më solli Arbri, faleminderit atij se disa zona të Shqipërisë nuk i kam shumë familjare, nuk i njoh. Pikërisht Shkodrën sepse e kam afër me Hanin e Hotit, ku jam me origjinë. Nuk dija se çka të prisja, ku do shkoja, në ça familje do hija. Por, në mënyrë naive, mbase duhet ta kisha përgatit veten. Sepse është tepër emocionuese kur sheh një nanë në moshë që jeton në atë varfëri.
Nuk e kishe imagjinuar që njerëzit që mund të jetonin në ato lloj kushtesh?
Jo të them të drejtën jo, sepse ti je në Shkodër, ku qendra është një vend shumë i bukur. Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë dhe punojnë. Nuk e prisja, nuk e dija çka të prisja dhe kështuqë me të vërtet më ka qëllu rëndë.
Çfarë ndjeve? Pse u bëre keq?
Trishtim, trishtim sepse…ku ka ba vaki, ku ka ba vaki që plaka 70-80 vjeçare të jetojnë në një shtëpi pa kurrëfare kushtesh…ato nuk janë kushte as për kafshë. Kur u nisëm ajo tha: Hajdeni përsëri për Bajram dhe kjo më të vërtet më ka dhimbt. Ndoshta sepse ajo është nanë, unë kam humb nanën time, jam bërë nanë vetë dhe mbase jam ba ma e ndjeshme.
Dikush që të sheh nga Instagrami, nga larg duke parë jetën tënde të luksit, mundet edhe të thotë që Emina as e ka idenë çfarë është vuajtja. Është e vërtet? A din Emina se çfarë do me thanë me vujt?
Unë nuk mund të them që jeta që kam sot…është një jetë e mirë padyshim, por s’ka qënë kështu gjithmonë. Emina ka qënë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s’kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa sot. Unë kam pa varfëri nëpër botë, kam kenë në ndihmat humanitare në Indi dhe Afrikë, por prap se prap, është tjetër kur të thekson afër zemrës, kur e ndjen nanën shqiptare që dridhet e thotë: “Shihe ku flej, ku haj, ku rri..”
Të dhemb ma shumë nana shqiptare?
Po, bre, se jam shqiptare vetë. G
jaku s’asht ujë.
Pse ke këtë dëshirën për tu marrë me bamirësi? Pse kjo dëshirë për të ndihmuar të tjerët?
Nuk është thjesht dëshirë. Është gjë normale për tu bërë. Nëse unë jam rehat, kjo nuk do të thotë që kojshia që nuk asht rehat të më lejë me fjet në paqe. Kjo është e vetmja gjë që na dallon nga kafshët, edhe ato madje ndihmojnë njëra-tjetrën. Ne jemi njerëz. Bamirësia nuk është diçka që lind, e ke në shpirt, në zemër. Unë s’mund të rri rehat, nuk flej dot. Dhe ma fort më dhimbet se asht vendi im. Ti duhet të jesh vullnetar thjesht sepse e ndjen veten mirë dhe beson që të tjerët kanë nevojë. Ti ke pasuri, zemër, shpirt dhe ja jep tjetrit. Kështuqë mendoj se një ndër gjërat kryesore për ne si humanë, njerëz është vullnetaria sepse nuk ndihmojmë njëri-tjetrin, atëherë ça na ka mbet? S’ka më humanizëm.
Sa e njeh shoqërinë shqiptare në përgjithësi, në kuptimin e nevojave që kanë shqiptarët?
Në përgjithësi shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni kanë vujt. Unë ndoshta kam mendu gjithmonë që shqiptarët jashtë Malit të Zi kanë vuajtur më shumë. Por unë të vërtetën, të them, atë që kam parë sot në Shqipëri, nuk ekziston tek shqiptarët në Mal të Zi. Se malësori nuk e len nanën të vuajë e të jetojë në kushte ashtu. Unë i thashë Arbrit, tan Malin e Zi me shëtit nëpër katunde e fshatrat shqiptare, ti s’mund ta shohësh nanën ashtu. …vijon
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


