E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moderatori: Borchard turp të kesh!
Sot

Moderatori: Borchard turp të kesh!

Shkrimi i të rinjëve shqiptar “Borchard turp për ty”, në muret e pallatit ku banonte ambasadori i OSBE-së, ishte një rast i papritur që para pak kohësh, bëri bujë mediatike.

Referuar kësaj ngjarje, gazetari Adi Krasta në një shkrim të tij shprehet se një shprehje e tillë ndaj ambasadorit ka ardhur në kohën e duhur pasi: “Tërheqja e tij me bisht ndër shalë dhe, burracakëria për të luftuar për logjikën e thjeshtë dhe interesat e popullit dhe jo të pushtetit, meritonte nje përgjigje gjithaq publike.”

Ndërsa nuk harron të fus në listën e personave të turpëruar edhe ambasadorin Lu, Krasta shprehet se lista e personave të tillë të turpëruar në vendin tonë është e gjatë.

Shkrimi i plotë nga Adi Krasta

Për publikun shqiptar, bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”,  që shqipërohet “të të vijë tur”, e që u shkrua me shkrim dore, në murin e hyrjes së shkallës në ndërtesën ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Përse, një grup të rinjsh i thanë ambasadorit “turp të kesh”?

Menjëherë pas kësaj deklarate të rëndësishme, të thënë publikisht dhe në kohen e duhur, ambasadori u detyrua ta përgënjeshtrojë deklaratën e tij, gjithashtu publikisht, duke i dhënë një leje indirekte blerjes së votave dhe marrëdhënies te pandëshkuar me njerëz të dyshimtë nga ana e qeverisjes së Shqipërisë.

Kthesa që, ambasadori Borchardt bëri ishte në fakt e turpshme.

Tërheqja e tij me bisht ndër shalë dhe, burracakëria për të luftuar për logjikën e thjeshtë dhe interesat e popullit dhe jo të pushtetit, meritonte nje përgjigje gjithaq publike.

“Turp”, po ashtu, duhet të kishte ambasadori me i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që, “status quo-ja” e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin, të rezultonin me një qeverisje të devijuar.

Kush hulumton shqipen do të duhej të kuptonte se “të kesh turp”, i thuhet një njeriu, pasi ka kryer një gjest të shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi ose analizë.

Ju informojmë se “Lista e të turpëruarve” në vendin tone mbetet ende e gjatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.