E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MOGHERINI në unison me RAMËN, për krizën politike në Shqipëri
Politikë

MOGHERINI në unison me RAMËN, për krizën politike në Shqipëri

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka thënë se nuk ka në plan të negociojë krizën politike në Shqipëri.

Mogherini, gjatë përgjigjes për gazetaren tha se këtë nuk e ka bërë as në 2017-ën, por BE-ja sipas saj, mundohet vetëm të krijojë kushtet për dialog dhe zgjidhje të krizës, vendim që në fund i takon palëve.

E teksa Mogherini nuk e përmendi asnjëherë fjalën “opozitë” në përgjigjen e saj, Rama vijoi duke thënë se ndryshe nga kriza politike e 2017-ës, ndërkombëtarët nuk shqetësohen më sepse veprimi i opozitës në Shqipëri i kalon kufijtë e të durueshmes.

Mogherini:

Unë asnjëherë nuk promovoj apo nuk hyj në negociata për një vend të caktuar, qoftë brenda apo jashtë. Këtë duhet ta bëjë politika e brendshme, kështu që nuk kam bërë negociata apo ndërmjetësime në 2017-ën. Kjo nuk është qasja jonë me vendet partnere.

Rama:

Negocimi dhe zgjidhja ka qenë e palëve në Shqipëri, sigurisht partnerët kanë ndihmuar në komunikim, por vendimmarrja ka qenë e jona. Unë mund të them dy gjëra, së pari nuk shoh askënd të shqetësohet si në 2017-ën, jo se nuk është shqetësuese, por ajo çka ka ndodhur i kalon kufijtë e të durueshmes. Për sa më takon ka ardhur koha që ne t’i qëndrojmë sistemit dhe rrugës së përcaktuar nga kushtetuta dhe ligji, se mesa duket zgjidhjet për të kaluar një krizë, nuk na kanë ndihmuar të rritemi më shpejt demokratikisht. 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një maxhorancë, nuk funksionoi. Tani sistemi, kush qëndron në sistem qëndron, kush nuk do, ka zgjedhjen e tij të lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.