E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topalli: ” Moj kohe , rend me shpejt se tmerri im.”
Sot

Topalli: ” Moj kohe , rend me shpejt se tmerri im.”

Jozefina Topalli  dhe makthi i Bashes. Ajo ka ka fshikulluar ne FB Bashen dhe  rezultatin e certifikimit nga KQZ me rezultatin 7-0. Statusi i i plote:

Sot kur ,KQZ miratoi me 7:0 rezultatin perfundimtar te 25 qershorit , ku e majta ka me shume se 2 fishin e votave te Listes Basha,per ta fshehur kete…

Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale te 25 Qershorit, nuk din as te fshehe më urrejtjen e eger te tij ndaj grupit parlamentar, grup qe beri opoziten me te forte kundra krimit ne Parlament e luften me te fuqishme kundra droges si politike shteterore te Edi Rames .
Urrejtja kundra grupit te deputeteve, qe bojkotoi nje vit Kuvendin ne nje sakrifice gati unike , eshte e vetmja gje e pakamufluar nga Lulzim Basha, qe thote se s ka flirtim me Edi Ramen .. por eshte ne qeveri me te.
Ai sot, 4 dite pas veteshkrirjes , duke rendur kunder arsyes,ne kundershtim me Kushtetuten, ne dhunim te cdo norme morale dhe etike, jo vetem qe nuk e njeh me as ligjerisht grupin parlamentar te PD, por ne nje gjest te paprecedent, nuk i durohet te prese edhe nje muaj , sic e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislatures aktuale.
Ky qe nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kerkonte koha dhe deputetet qe thirrnin me shqetesim qe te mos conte PD drejt gremines( sic ndodhi ne fakt sic e paralajmeruam) , sot mbledh listen e tij klienteliste familiare me shprese se pa kesaj do shpetoje nga ankthi i manipulimit dhe fallsifikimit te pjesemarrjes te 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mije vota te 25 Qershorit.
Krejt si Makbethi , kur flet me vete e përshpërit:
” Moj kohe , rend me shpejt se tmerri im.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.