E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Moldivet” e Shqipërisë…
Sot

“Moldivet” e Shqipërisë…

Ermal Mulosmani

Ky është lajm shumë i keq! Shqipëria ka vijë bregdetare të shkurtër, jugu i Shqipërisë ka 60-70 km vijë nga Vlora në Greqi. Kapaciteti akomodues është i vogël, nuk mundet ne të bëjmë thirrje gjithë botës që mësyni Shqipërinë se do bëni plazh Maldivesh pa para.

Se e vërteta është ndryshe. Sa më shumë të mësyjnë aq më shumë rriten çmimet, bie cilësia e shërbimit, rritet arroganca…Dhe mbërrijmë këtu ku mbërritëm, te Moldivet e Shqipërisë…
Ksamili dhe jugu ka çmime të lira për të pasurit por jo edhe aq për të mesmit. Kur bën bilancin, 10 ditë pushime në Ksamil kushtojnë pothuaj njësoj sa në resortet mesatare të Turqisë. Dhe ata që i kanë provuar të dyja (këtu flas për vete) zgjedhin Turqinë. Ka animacion të shkëlqyer, kushte akomodimi të shkëlqyera dhe shërbim shumë të mirë.

Paçka se deti nuk është si i Ksamilit. Ndoshta duhej të ftoheshin vetëm të pasurit në Ksamil duke thënë që keni vërtetë një det të shkëlqyer por nuk është edhe aq lirë. Kjo do të evitonte mësymjen e të varfërve të botës që shpresuan të kalonin 10 ditë me 500 Euro. Por si i thonë asaj fjale, një herë bie daci në kos. Dëmet e sivjetshme i shohim në të ardhmen.

https://lapsi.al/2023/08/25/zbret-ne-2-vleresimi-per-ksamilin-ne-tripadvisor-vershojne-komentet-negative-nga-turistet-foto/?fbclid=IwAR37TPLECVZ8AcCsNIcH6vksEGH9a2OPL6TgOh-RDhcH1Ne82GcneXN2u3A
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.