E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi: Zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër!
Politikë

Monika Kryemadhi: Zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat gjatë marshimit të protestuesve në drejtim të Kryeministrisë. Kryemadhi theksoi se kërkesat e qytetarëve janë të thjeshta fare: Zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër!

Kryemadhi tha: Po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës dhe atë pjesë të Rilindjes, që vetëm sa po e zvarrisin më shumë…

Protestat nuk do të ndalojnë, si të vijë, më 13 prill, në maj….derisa në Shqipëri të vendoset sistemi i vlerave dhe të çrrënjohet sistemi i antivlerave, që ka ngritur Edi Rama, që e ka bërë Shqipërinë ta njohin si vendin e drogës, seksit, parave të pistave.   Vetëm me largimin e Edi Ramës, Shqipëria do të bëhet vend normal.

Pyetje: Pse do ta mbani në darkë, protestën e 13 prillit?

Kryemadhi: Sepse është një mënyrë tjetër, sepse për shkak të kushteteve atmosferike, e kemi menduar si gjë më të mirë. Pra, zgjedhje të parakohshme, nuk ka më asgjë tjetër. Shumë e thjeshtë. Edi Rama është aktori dhe regjisori i të gjithë procesit makabër të zgjedhjeve. Këtë nuk e kemi vërtetuar ne, por dosjet e hetimeve.

Ambasadorët ikin dhe vijnë, kthehen si mbretër në vendin e tyre, kthehen në normalitet në fund të ditës, kurse shqiptarët janë në shtëpinë e tyre. Shumë shqiptarë kanë qënë në emigracion, asnjëri nuk ka marrë andej atë që ka ëndërruar, por ne duhet të ndërtojmë vendin tonë. Droga i varfëroi shqiptarët dhe shqiptarët e varfër u blenë shumë shpejt prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.