E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos i prekni delet!
Sot

Mos i prekni delet!

Kush e dëgjoi me kujdes kryeministrin ne Vlore duhet te mos i kete rreshkitur pa e vene re nje detaj shume i rendesishem. Ai tha keshtu:

“Kush jane ata maskarenj që i thone popullit dele. Si guxoni t’u thoni njerezve dele. Kush është ai rrugaç që thotë popull dele?!”

Ky është Bariu i gatshëm që t’i vere flaken Shqiperise per delet e tij. Nuk lejon t’ia prekesh delet qe e mbajne me qumesht, me mish dhe me lesh. Ky është ujku, ky është bariu, ky është kujdestari qe i ruan delet e tij me besnikerine e nje qeni race. I ka rrethuar delet e tij ne vathën me telat me gjemba te varferise dhe te mjerimit dhe nuk i hedh asnje dore bar e asnje kove uje. Deleve të majme ua mjel qumeshtin, ua ha mishin derisa i ben kocke e lekure dhe ua merr leshin. Kur nuk ka me ç’ti shtrydhe pasi i ka shtrydhur mire i perze prej vathes per t’i nderruar ato me dele prej kombesive te tjera.

Mund ta shani ate. Mund te beni batuta e meme sa te doni ju. Mund ta akuzoni me akuzat me te poshtra. Mund ta refuzoni. Mund ta perqeshni dhe ai nuk do t’ia dije. I merr talljet dhe perqeshjet e tua dhe i poston ne murin e tij. Ai është i gatshem ta marre gjithçka me humor per sa kohe ju e shani ate dhe as qe do t’ia dije fare sepse ndjehet i pacenueshem, ndjehet i pushtetshem, ndjehet firaun. Askush te mos mendoje se ka mbeshtetje prej ketu apo atje. E mbeshtet ky shtet, apo ky lider apo ky oligark. Pushteti i tij i pazakonte buron pikerisht tek delet. Tek ato dele te cilat e furnizojne pushtetin e tij me qumesht, me mish edhe me lesh.

Mos guxoni t’ia prekni delet sepse atehere do te perballeni me zemeraten e tij te vertete. Deri tani e keni tallur dhe e keni marre me humor dhe ai ka bere me ju njelloj. Dhjete dite protestate fuqishme e tallet sa deshet dhe ai nuk ju tha nje fjale. Po ia preket delet ai është i gatshëm t’iu tregoje te gjitheve se cfare qeni është. Diten qe t’ia cenoni mendjet e deleve te tij te dashura te cilat atij ia kane lene amanet, ate dite keni per te kuptuar racen e e vertete te ciles i perket ky qen. Diten qe do t’ia kercenoni delet apo t’ia fueni ato, ai do te jete i gatshëm t’iu shqyej te gjithe. Kush nuk beson le ta provoje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.