E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos ia vdisni nënën, e as të atin mos…”/ Mesazhi i ndjerë i Dom Gjergj Metës për vrasjen e 17-vjeçares
Sot

“Mos ia vdisni nënën, e as të atin mos…”/ Mesazhi i ndjerë i Dom Gjergj Metës për vrasjen e 17-vjeçares

Arqipeshkvi i Mirditës Don Gjergj Meta ka reaguar lidhur me vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjinkolaj me origjinë nga Mirdita, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Dom GjergjiDon Gjergj Meta jep një këshillë për mediat që kanë shkruar për jetën e vajzës.

“Kur gënjehet apo sajohet për një klik më shumë. Pse? Tragjedia e vajzës së vrarë mbrëmë na ka prekur të gjithëve. Vetëm 17 vjeç dhe me shumë dëshirë për të jetuar si të gjitha bashkëmoshatarët e saj. Informacioni është një e drejtë, por… mos ia vdisni nënën se e ka gjallë e as të atin mos e bëni me faj duke gënjyer se është larguar. Janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës tonë që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty. Iliri dhe Drita janë prindërit e vajzës së vrarë dhe janë bashkë. Verifikoni përpara se të shkruani të dashur gazetarë. Mos vrisni dy herë. Respektoni familjen dhe dhimbjen e tyre. Mos ushqeni thashethemin e kureshtarëve epshorë vetëm për pak klikime duke thënë gjëra të pavërteta”, është mesazhi i Arqipeshkvit.

Gjinkolaj ishte në një makinë me 23-vjeçarin Erion Benga, kur mbrëmjen e djeshme ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri. Vajza mbeti e vdekur ndërsa 23-vjeçari u plagos. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.