E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos mashtro se do të ndjek këmba-këmbës’, Kryemadhi tek konviktet e inxhinierisë fill pas Ramës
Uncategorized

Mos mashtro se do të ndjek këmba-këmbës’, Kryemadhi tek konviktet e inxhinierisë fill pas Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga konviktet e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të heq dorë nga mashtrimet.

Sipas saj, Rama nuk mund të fallsifikojë investimet e qeverisë gjermane siç bëri me fallsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit Amerikan sa I përket projektit për rikonstruksionin e konvikteve të inxhinierisë.

Ajo tha se, projekti që Edi Rama del dhe e reklamon si investim të qeverisë së tij është një financim i bërë nga qeveria gjermane që në vitin 2011 dhe i parashikuar të përfundonte me 20 dhejtor të këtij viti.

Sipas saj, Rama po mundohet t’a përvetësojë dhe t’a vjedh këtë investim siç është munduar të vjedhë gjithçka tjetër.

“Ai duhet të kuptojë se  mjaft më me mashtime. Duhet t’ju heqi lehtësirat oligarkëve të tij dhe të investojë në arsim dhe tek studentët. Iku koha kur mashtroje dhe fallsifikoje dokumenta dhe firma por nuk e fallsifikon dot më realitetin e shqiptarëve,” – u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi iu drejtua kryeministrit duke i thënë se: “Nuk do të ndahem këmba-këmbës, për të demaskuar vjedhjet që bën në Shqipëri”.

Më poshtë shikoni videon që postoi Rama:

Kryeministri Rama ka qene sot ne kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit ne Tirane, ku eshte njohur nga afer me detaje nga punimet dhe cfare do te ofroje investimi i ri per gjithe studentet qe do te popullojne ketio godina.

ram

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit (Rezidencat A/B/C dhe D), ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars😊”- shkruan Rama.

Nje pergjigje u ka dhene edhe sdtudenteve protestues, dhe atyre, qe sipas tij, u kane shkruar kerkesat.

“Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë😉 Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt🙏”- shkruan Rama. 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.