E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos na sfidoni”, bllokohen bizneset pas paralajmërimit të Ramës
Politikë

“Mos na sfidoni”, bllokohen bizneset pas paralajmërimit të Ramës

Mos sfidoni shtetin, nuk do të ketë tolerime”, ishte paralajmërimi i kryeministrit Rama, dy ditë më parë kur mblodhi tatimorët.

Vetë kryeministri dhe më pas ministrja e Financave, Anila Denaj kanë treguar se ka nisur aksioni kundër informalitetit, duke bllokuar disa hotele, që deklarojnë shumë më pak se fitimet.

“A është e mundur që një hotel me sipërfaqe 1000 m2, 8 punonjës të deklaruar dhe 31 dhoma, ka deklaruar si xhiro për muajin Qershor 46.160 Lekë. Ndërkohë vetëm në ditën që është bërë bllokimi xhiro ka qenë 127.000 Lekë. Një biznes tjetër me sipërfaqe 1000 m2, 4 dhoma dhe 9 punonjës të deklaruar, përveç se deklaron një xhiro fiktive konstatohet për të dytën herë që nuk lëshon kupon tatimor! #STOPINFORMALITETIT”, shkruan Denaj./Gazeta Liberale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.