E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos politizoni!
Sot

Mos politizoni!

Ndodh një ngjarje e bujshme kriminale, përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht!
Zbulohet një aferë korruptive, skandalet pasojnë njëra-tjetrën: reagimi i parë: mos e politizojmë?
Emigrimi në rritje. Vendi zbrazet. Përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht.
Çmimet e inflacioni në rritje: mos i përdorni politikisht.
Rrogat e pensionet në gropë: përgjigja: mos politizoni.
Zjarret bëjnë kërdinë: reagimi i shpejtë: mos i përdorni politikisht.
Bie tërmet: reagimi parë: mos politozoni fatkeqësinë.
Pandemia: mos bëni politikë me pandeminë.
Bie shteti digjital: reagimi i shpejtë: mos e përdorni politikisht.
Investitorët strategjikë dalin amerikanë nga Kuçova e zvicerianë nga Peqini: përgjigja shterruese: mos politizoni biznesin.
Në ngarkesat me kokaine, kapet edhe ndonjë arkë me banane: përgjigja: Mos e përdorni politikisht.
Atëherë: Pse duhet POLITIKA?
Nëse i referohemi kuptimi të vjetër të fjalës greke: politikë do të thotë “çështje të qytetit/vendit”. Pra më shqip thirrja mos politizoni është: mos u merremi me çështjet e vendit?!
Kjo e ka edhe një të mirë të madhe: nuk kemi më nevojë për politikanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.