Moshapja e negociatave/ Kryemadhi: Rama nuk është normal ose është djalli vetë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku ka folur për çështjen e negociatave dhe shtyrjen e tyre vitin e ardhshëm. Ajo tha se opozita ka qenë në unison dhe iu ka kërkuar ndërkombëtarëve hapjen e negociatave. Sipas saj njeriu më i lumtur për mos hapjen e tyre është kryeministri. “Opozita në mënyrë unisone i ka çuar letër komisionerit Hahn për hapjen e negociatave. Vendimi për negociatat s’ka të bëjë me Ramën, ishte për shqiptarët. Njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Vetë Ramës nuk i intereson. Hapja e negociatave do të thotë rregulla për qeverisjen. Reagimi i këtij njeriu…Ose ky nuk është normal ose është djalli vetë”, deklaroi Kryemadhi.
Lidhur me optimizmin e shprehur nga komisioneri Hahn për progresin e Shqipërisë, Kryemadhi tha se është një mbulim për realitetin e hidhur.
“Nuk e shoh entuziazëm por më shumë një cover për të mbuluar një realitet të hidhur. Edhe ndërkombëtarët janë pak shkaktarë të situatës në Shqipëri. Për hir të së vërtetës 8 kushte që na janë vendosur opozita ka më shumë se 1 vit që i artikulon por në institucionet ndërkombëtare raportet nuk kanë qenë të sakta”, tha Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



