E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti/ Temperaturat e ulëta sjellin dëborën
Uncategorized

Moti/ Temperaturat e ulëta sjellin dëborën

Dëbora e parë në Qarkun e Elbasanit këtë fund vjeshte ka zbardhur një pjesë të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe Fushën Studen në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit.

Reshjet e para të dëborës kanë filluar gjatë mesnatës dhe kanë vijuar deri rreth orës 07:30 të ditës së sotme.

Në fshatin turistik të Fushë Studen dëbora ka mbuluar gjithçka me një trashësi që nuk e kalon 1 cm.

Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në të gjithë Qarkun e Elbasanit mbizotëron mot i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu.

Një nga këto perla dimërore është padyshim edhe Vermoshi, i cili është zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm. Reshje dëbore ka pasur edhe në Pukë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.