E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motra e deputetes së PS-së është prokurorja e dosjes për vrasjen e Martinit
Uncategorized

Motra e deputetes së PS-së është prokurorja e dosjes për vrasjen e Martinit

Alma Felaj, kunata e deputetes socialiste, Ermonela Felaj është duke drejtuar hetimet për ngjarjen ku u vra Martin Cani, 14 vjeç, pranë shkollës Fan Noli.

Është kaq e ndërlikuar kjo ngjarje, sa që çështja u planifikua bukur të jetë në duart e një njeriu shumë të besuar të Rilindjes, pasi në vrasjen e Martinit doli i përfshirë edhe djali i dy emrave të lidhur ngushtë me drejtësinë, por kjo duhej kaluar pa zhurmë

I mituri Kledion Bejkaj i mbrojtur nga BKH e SPAK nuk u ndalua nga policia pasi sipas hetimeve ishte konfirmuar se ai nuk kishte qenë i përfshirë në krim, por JOQ zbuloi se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Bejkaj u denoncua publikisht edhe nga i ati i Luis Meçjas i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin.

Skandal në radhët e drejtësisë: Fshehja e emrit të djalit të hetuesit të BKH-së në një çështje vrasjeje

Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë janë përfshirë në një tjetër skandal të rëndë, ku djali i një zyrtari të lartë të BKH-së, Kledjon Maksim Bejkaj, dyshohet se është mbrojtur nga përfshirja në një dosje kriminale për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Sipas raportimeve, Kledjon Bejkaj ishte përfshirë si bashkëpunëtor në sulmin me thikë, ku humbi jetën Martin Cani dhe u plagos rëndë një tjetër adoleshent, Luis Meçaj. Emri i tij fillimisht figuroi në raportin paraprak të Policisë, bazuar në dëshmitë e mbledhura, por më pas u hoq nga raporti final, i cili u dërgua në Prokurorinë e Tiranës.

Ndikimi i zyrtarëve të lartë

Burime nga Policia e Shtetit tregojnë se urdhri për heqjen e emrit të Kledjon Bejkajt erdhi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda. Ky veprim dyshohet të jetë një favor për hetuesin e BKH-së, Maksim Bejkaj, babai i Kledjonit, me të cilin Proda ka pasur marrëdhënie të afërta profesionale dhe personale.

Skandali u bë publik nga Fiqiri Meçaj, babai i të plagosurit Luis Meçaj, i cili deklaroi se Kledjon Bejkaj ka qenë një nga personat që goditi me thikë gjatë ngjarjes. Ai publikoi gjithashtu raportin e parë të ngjarjes, ku emri i Kledjonit figuron si pjesëmarrës aktiv në sulm, duke kundërshtuar pretendimet e policisë.

Bashkëshortët në SPAK dhe lidhjet me PS-në

Situata rëndohet edhe më tej, duke përfshirë bashkëshortët Maksim dhe Nevila Bejkaj, të cilët mbajnë pozita kyçe në BKH dhe SPAK. Maksim Bejkaj harton dosjet hetimore, ndërsa bashkëshortja e tij, Nevila Bejkaj, është sekretare ligjore në SPAK dhe njëkohësisht punon për Kolegj Profesional të Tiranës, i cili zotërohet nga deputeti i PS-së, Laert Duraj.

Të dy bashkëshortët akuzohen për ndikim dhe bashkëpunim në falsifikimin e dokumenteve hetimore dhe fshehjen e fakteve për të mbrojtur djalin e tyre.

Altin Dumani në fokus

Ky rast vendos në qendër të vëmendjes kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, i cili duhet të marrë vendimin nëse do t’i largojë çiftin Bejkaj nga pozicionet e tyre, duke mbrojtur integritetin e institucionit. Për Dumani-n, kjo është një provë morale dhe profesionale, që do të tregojë nëse SPAK mund të veprojë mbi çdo presion apo ndikim politik.

Ky skandal hedh hije të errëta mbi drejtësinë dhe Policinë e Shtetit, duke ngritur pyetje serioze mbi pavarësinë e institucioneve dhe ndikimin e politikës në zbatimin e ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.