E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mr. Borchardt,të huajt këtu i mirëpret Shqipëria, jo qeveria
Sot

Mr. Borchardt,të huajt këtu i mirëpret Shqipëria, jo qeveria

Dritan Shano

Shqiptari ja ka hapur derën hasmit dhe të huajit, dhe shtruar sofrën dhe në ditët më të vështira të ekzistencës së tij, si askush tjetër këtu pranë. Ka të huaj që kanë ardhur këtu, dhe nuk dinë të ikin më nga Shqipëria, ka të tjerë që janë kthyer përsëri. Bernd Borchardt është njeri prej tyre, ai ka qysh në 1998 mes shqiptarëve. Besoj se ai vetë mund t’i mbajë një leksion gjithë miqve të huaj që rruga e jetës i ka sjellë sot mes tonë.

Duhet ta dini se i huaji mund të rrijë sa të dojë në shtëpi të shqiptarit. E vetmja “pagesë” që lypet prej tij për këtë mikpritje në shtëpi të shqiptarit është neutraliteti. Mos me marrë anë. Edhe një gjë duhet të kuptojnë dhe ta ndjejnë të huajt, se këtu i mirëpret Shqipëria, jo qeveria.

Ndaj, miq të huaj mos merrni kot. Janë këto ndjenja e rregulla të pashkruara të trashëgimisë tonë për ta mikpritur të huajin që udhëheqin shqiptarin edhe sot e kësaj dite. Sot, askush prej nesh nuk e paragjykon shqetësimin tuaj të pavend, aq sa i pavend është nxitimi i pajustifikuar shqiptar për t’i shkruar “turp te kesh” Borchardit atje ku banon, dhe jo atje ku punon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.