E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mr.Borschardt  je ngrënës – luge çorbës në çorbën qeverisëse!
Sot

Mr.Borschardt je ngrënës – luge çorbës në çorbën qeverisëse!

Dje është arrestuar një vajzë, Ana, vetëm se ka shkruar në hyrjen e apartamentit të perfaqsuesit OSBE Berd Borschardt, “Borschardt shame on you!”

Këtë parull nxituan ta quajnë lakejte qeveritar si nje kercënim??!

Borschardt ende nuk ka dhene prenoncim me sa kamë ndjekur deri më tani. Kjo do të thotë që Borschardt pajtohet më statusin e të “kërcënuarit”.

Une po ta theme shqip: Turp për ju Borschard!

Ju vini nga një vend ku themelet e lirisë e drejta e opinionit , liria fjalës, protestes, janë të sanksionuara si të drejta themelore me kushtetutë. Në Shqipëri si ngrënës – luge -çorbës në çorbën qeverisëse e trajtoni nje vajze të re për nje opinion të saj si kercenuese për jetën!!!

Po mr. Borschard, jeni i turpëruar edhe për faktin që jeni bërë pjesë e qeverise në projektimin e saj në përfitimet prej saj duke mbuluar aferat e nje qeverie tashmë provuar e lidhur me krimin.

Tashmë shqiptaret nuk janë qorra të mos kuptojnë se çfarë ndodh më përfaqësuesit evropianë që përfitojnë në zvarritjen e proceseve te ngritjes institucioneve demokratike më qeveritë e radhës, duke u korruptuar më një administrate të korruptuar që nga Selia në Bruksel. Ju dhe paraardhësit tuaj i keni shfrytëzuar vendet si Shqipëria si miniera Diamanti në bashkëpunim më qeveritë e korruptuara duke zvarritur ngritjen e institucioneve demokratike dhe ndërtimin e shtetit të se drejtës.

Tashmë jeni bojë-dalë dhe fjala TURP për ju është ledhatim dhe jo kërcenim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.