E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Muhabet kot! Krejt pa lidhje,”çfarë tha Ulsiu”
Sot

Muhabet kot! Krejt pa lidhje,”çfarë tha Ulsiu”

Pa dyshim, vendi ka çështje shuuuuum më të mprehta e serioze sesa debati shterpë mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Nuk ka asnjë kuptim të harxhohet kohë publike me “çfarë tha Ulsiu” apo “deklaroi Meta”…

Muhabet kot! Krejt pa lidhje!

Nga ky debat nuk do marrim vesh as si kthehen ekonomia dhe shteti në normalitet; as se si do pastrohet politika nga kriminelët, të droguarit e të papërgjegjshmit; as se si do ndalohet vjedhja shtetërore e pasurisë publike e private; as se si do vendosen shinat e demokracisë që mungon; as se si do garantohen zgjedhje demokratike nga pushteti absolut monist; as se si do ndalohen Komitetet Ekzekutive të Partisë Socialiste (të Rilindur) dhe të rikthejmë demokracinë lokale; as se si do ndalet monizmi e si do rivendoset pluralizmi.

Nuk do dalë nga ky debat as kush ka të drejtë, dekreti apo zhvillimi e zgjedhjeve pa dekret.

Vetëm sa do shtyjë kohën, të paktën edhe disa ditë, Edi Rama. Do shmangë vemendjen publike nga problemet reale, tepër kritike për vendin.

Ndaj, nuk duhet kushtuar asnjë sekond çështjes së stisur, por vemendje tek çështjet reale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.