E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MURRIZI ZBULON PLANET E OPOZITËS: GRUP I RI I PD-SË ME DEPUTETËT NË KUVEND
Politikë

MURRIZI ZBULON PLANET E OPOZITËS: GRUP I RI I PD-SË ME DEPUTETËT NË KUVEND

Myslim Murrizi, njëri nga dy deputetët demokratë që nuk iu bind vendimit për lënien e mandatit, në tregon hapin e radhës që do të hedhë bashkë me të tjerë deputetë demokratë që zunë karriget bosh të kolegëve të tyre dhe planet për ndryshimin e sistetimit zgjedhor.

“Me grupin parlamentar që do të krijohet shumë shpejt ndoshta të enjten bëhemi 7 nga PD se do të vijë edhe kryetari PD i Peqinit si deputet. Por, edhe me pjesë që kanë zëvëndesuar listën e LSI unë si Myslym Murrizi nuk e di sa do të me ecë fjala me përfaqësues të tjerë në Kuvend do ta kushtëzoj votën time në ndryshim të sistemit zgjdhor pasi kodi është artificë, ku të gjitha palët kanë dashur të fusin duart tek votat. Komisionerët nuk duhet të jenë politikë dhe ka administratë siç janë arsimi, pra mësues. Duhet të ashpërsohet Kodi Penal për shitblerjen e votës, si për shitësin dhe blerësin”, deklaron Murrizi në një intervistë për Top Channel.

Deputeti Murrizi shpjegon se ai dhe opozita e re do të ngulmojnë për listat e hapura: “Listat e hapura sjellin demokraci brenda subjekteve politike, vrasin servilizmin. Shkojnë para qytetarëve dhe vijnë në emër të qytetarëve në ato karrige ata që zgjidhen nga qytetarët. Listat e mbyllura kanë shtuar servilizmin, kanë nxitur orekset e kërmijve politik për të monopolizuar karriget në atë Parlament”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.