Myslim Murrizi replikon me gazetarin Alfred Lela

Një sqarim per ju z Lela. Së pari po e filloj me emrin tim Alfred që e kam Myslim dhe jo Myslym apo Muslim, e nëse nuk dini ta shkruani mësojeni. Së dyti unë nuk e njoh fare policin Agron dhe nuk kam shprehur rrevolte ndaj Tij , por ndaj shtetit plehër që përdor Agronin dhe të tjerë si Agroni për të bërë të heshtin kundërshtaret. Sa për makinen time Alfred unë nuk kam asnjë kompleks që nuk kam biçikletë por kam makine dhe nuk i përkas serës së komunisteve me fytyrë të kamufluar që shajnë BORGJEZET. Unë kam 21 vjet Lela që nuk kam qenë në asnjë pozicion apo funksion publik e të kem blerë makina e çdo gjë tjetër me tendera. Edhe unë Alfred kam punuar në një universitet por jo si punetor por kam qenë aksioner. ” ” “Spiunimi” yt tek Basha nuk më impresionon se gjithë kohës kemi patur nga ato ish 1200 lekëshit që na kanë spiunuar si FIS. Së treti kjo nuk është beteje fshatëshe Alfred qe ti mbron fshatarin tënd dhe një fshatar i imi duhet të më mbrojë mua. Sa për Republiken e Re Alfred rri pa merak se ajo nuk bëhet kurrë me këlyshet e SORROSIT P.s. Sikur ta ngaterroj dhe unë pa dashje emrin tënd nga Alfred në Remzi, Ti do të shndërroheshe nga analist ne GERRNETAXHI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


