E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nacionalizmi sipas Kadaresë….
Uncategorized

Nacionalizmi sipas Kadaresë….

Ergys Mertiri

Pertej vleresimit per Kadarene si shkrimtar, me surprizon padituria e tij e thelle ne fushen e studimeve mbi nacionalizmin, megjithese pjesen me te madhe te eseistikes se tij te vone e ka ne kete fushe.

Ne intervisten e fundit, ai kritikoi, studiuesit dhe intelektualet e rinj, te cilet argumentojne se kombi ka lindur ne keta 200 vitet e fundit. Sipas Kadarese kjo eshte kategorikisht e gabuar, pasi, sipas tij, ka ekzistuar gjithmone “arkeo-koncepti i kombit” i cili eshte transformuar ne menyra te ndryshme pergjate kohes dhe se gjithashtu ka ekzistuar nje forme e patriotizmit dhe e kombit, te shenjuar nga fjala atdhe.
Se cfare kupton Kadareja me termin arkeo-koncept, kjo eshte dicka qe, si gjithmone ne shkrimet e tij politiko-kulturore mbetet e mjegullt, por shpikje te tilla termash, tregojne mbi te gjitha se ai nuk e njeh fushen per te cilen flet.
Nga menyra sesi ai mundohet ta trajtoje ceshtjen, kuptohet se ka njefare ndikimi nga tezat primordialiste mbi kombin, te cilat ne fakt nuk jane fort autoritative perballe teorive te tjera. Por edhe keto ai nuk i njeh.
Fillimisht Kadareja nuk ben dot dallimin midis atdheut dhe kombit, apo “arkeo-konceptit” me vete konceptin e kombit. Ne fakt, pergjithesisht ajo qe ka ekzistuar perpara kombit, si formacion kulturor, e qe njihet si pararendese e tij, eshte etnia, e cila natyrisht, edhe ajo, ka dallim nga kombi. E sigurte eshte se nacionalizmi si ideologji dhe ideja e kombit, si themel i organizimit politik, jane produkte te shek. 18-19 dhe se pretendimi se keto kane ekzistuar gjithmone, eshte thjesht qesharak per cdo studiues te kesaj fushe. Nese flasim per prirje te natyrshme te identifikimit te individit me vendlindjen, apo vendin ku jeton, kjo eshte dicka tjeter e nuk ka te beje aspak me kombin dhe nacionalizmin, sic i njohim dhe kuptojme sot.
Sidoqofte, Kadareja duket se nuk ia ka aspak haberin tezave te autoreve me kryesore mbi keto ceshtje si Hobsbawm, Anderson, Gellner apo Smith. Kadareja iu referohet pikepamjeve te vjeteruara, te varfera, edhe ato te pastudiuara thuajse fare, te ofruara keto ne menyre te ideologjizuar mitike, romantike e megalomane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.