Nard Ndoka: Rama po shantazhon Alibashën, mbylli dyert e KQZ për PD-në
Kreu i PDK, Nard Ndoka ka komentuar në debatin që është krijuar për regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale duke thënë se është kryeministri Edi Rama që po mban peng logon e PD.
“Në parim po sepse kemi qenë dhe më 6 mars pjesë e koalicionit dhe nuk shohim asnjë pengesë në këtë aspekt por PD po punon me dy variante për faktin që kanë mjaft pengesa përpara, Rama vazhdon shantazhet e tij mbi Alibashën, logon e mban peng në këtë sens PD ishte e detyruar të gjente mundësi të tjera, ky është qëllimi i Ramës që opozitës ta mbajë larg zgjedhjeve se ai trembet nga vota, ishte detyrë emergjente e opozitës, Berisha u fokusu fort te ndërtimi i koalicioneve janë rreth 30 parti politike në parim për mbështetjen e kandidatëve nga Primaret, e dyta që është një skemë më funskionale që ka të bëjë me ruajtjen e votës dhe ruajten e garancisë dhe listën e këshillave bashkiakë që kanë një rëndëasi të jashtëzakonshme. Po punohet për një koalicion për një numër partish më të kufizuar. Rama iu ka mbyllur dyert e institucionet të KQZ, do detyrohemi të hyjmë nga dritarja.
Nëse sekti Alibasha nuk regjistrohet në zgjedhej ato komisionerë ia ka lënë opozitës se e përcakton Kodi Zgjedhor, Alibasha po dëmton jo vetëm PD por opozitën dhe pluralizimin dhe standardin e zgjedhjeve nuk e kuotoj deri kur shkon papërgjegjshëmira e këtyre politikanëve se janë ato nga vota e anëtarësisë dhe qytetsrëve. Kjo nuk është tekë politike, por shikon personazhe që mbajnë peng pluralizmin”, tha Ndoka.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


