E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta aktori legjendar në moshën 89-vjeçare Martin Landau
Uncategorized

Ndahet nga jeta aktori legjendar në moshën 89-vjeçare Martin Landau

Kinemaja në zi, aktori mjaft i dashur i kinematografisë amerikane ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në spitalin UCLA Medical Center.

Lajmin për vdekjen e tij, e dhanë familjarë të aktorit, i cili vdiq në Kaliforni për shkak komplikacioneve të papritura.

Aktori legjendar është fitues i cmimeve Oscar dhe njihet për qindra role në filma dhe shfaqje televizive.

Ai ka qenë pjesë e filmit të famshëm “Mission Impossible” dhe ka fituar çmimin Oskar në filmin Ed Ëood në vitin 1994, si dhe ka luajtur rolin e Alvin Kurtzëeil në X-Files.

Vetëm pak kohë më parë, aktori festoi ditëlindjen e tij të fundit, ndërsa la pas vajzat e tij Susise Landau Fince, Juliet Landau dhe ish-gruan Barbara Bain me të cilën janë divorcuar në vitin 1993 pas më shumë se tre dekada martesë.

Karriera e Landau kishte filluar në vitin 1950 me paraqitjet e tij të hershme duke përfshirë edhe rolin e tij tek filmi i famshëm Alfred Hitchcock.

Landau njihet edhe si personazh tek filmi Pinokio i vitit 1996.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.