E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta regjisori i famshëm William Friedkin
Uncategorized

Ndahet nga jeta regjisori i famshëm William Friedkin

Regjisori i filmit klasik horror “The Exorcist,” William Friedkin, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, duke lënë një boshllëk të madh në botën e kinematografisë. Ngjarja e trishtë ndodhi të hënën në Los Angeles. Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende, ka spekulime se regjisori kishte pasur disa probleme shëndetësore në vitet e fundit.

Friedkin, një emër i njohur në botën e kinemasë, kishte krijuar vepra të paharrueshme. Përveç “The Exorcist,” ai është i njohur për filmat e tjerë të tilla si thrilleri i krimit “The French Connection,” i cili triumfoi me pesë çmime Oscar, duke përfshirë çmimin për regjisorin më të mirë.

Për fat të keq, Friedkin ndërroi jetë përpara se filmi i tij i fundit, “The Caine Mutiny Court-Martial,” të dilte në skenat e Festivalit të Filmit të Venecias më 30 gusht. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 1960, por suksesi më i madh i tij erdhi në dekadën e ardhshme, veçanërisht me publikimin e “The French Connection” në vitin 1971.

“Familja është padyshim shumë e mërzitur,” tha Stephen Galloëay, një mik dhe dekan i Kolegjit Dodge të Filmit dhe Arteve Mediatike për BBC. “Mendja e tij ishte gjithmonë kaq e mprehtë, e përzier me një lloj humori të djallëzuar. Filmat që ai krioi në vitet ’70, i mbijetojnë çdo kohe.” – shtoi ai, duke shprehur një vlerësim të thellë për trashëgiminë që Friedkin la pas në botën e kinematografisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.