E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë aktori i mirënjohur i skenës shqiptare
Uncategorized

Ndërron jetë aktori i mirënjohur i skenës shqiptare

eatrit Kombëtar do t’i mungojë një nga aktorët më të njohur të skenës, Mërkur Bozgo. Ai u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Mërkur Bozgo lindi më, 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.Studioi në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës ,dhe në vitin 1961, fillon punë në Estradën e Tiranës.Ai punoi disa vjet në Televizionin Shqiptar, dhe që prej vitit 1975 punoi si aktor në Teatrin Kombëtar.Jeta e tij aktoriale ishte e mbushur me shumë role si në skenën e teatrit ashtu edhe në kinematografi.Ai ka interpretuar në ” Pallati 176″ “Streha e te harruarve” “Korbi i bardhe” ,e në kinematografi , në filmat “Gjoleka” , “Agimet e stinës së madhe”, “Stolat në park” etj.
Interpretimi i tij i fundit ka qënë në rolin e Vinçenzos në veprën “Zbutja e Kryeneçës”.

Teatri Kombëtar i shpreh ngushëlimet familjes,për humbjen e njeriut më ta dashur.

Percjellja për në banesën e fundit bëhet datë 11 Nentor 2017, ora 13:00, nga Rruga “Idriz Dollaku”, pallati 11.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.