E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë albanologu Robert Elsie, Rama: Veprimtaria e tij e vyer bëri të njohur kombin shqiptar
Uncategorized

Ndërron jetë albanologu Robert Elsie, Rama: Veprimtaria e tij e vyer bëri të njohur kombin shqiptar

Ka ndërruar sot jetë në moshë 67-vjeçare në Gjermani Robert Elsie, albanolog, përkthyes dhe autor i shumë veprave. Ai ishte një nga albanologët më të shquar të botës dhe disa herë pjesëmarrës në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe.

Shkrimtarja Flutura Açka ka bërë publik edhe amanetin e tij të fundit, që trupi i tij të prehet në Shqipëri, por me sa duket kjo do të jetë e pamundur.

Pas kësaj humbjeje miq të tij kanë përçuar sot mesazhe të shumta ngushëllimi:

“Robert Elsie, albanologu i shquar me origjinë nga Kanadaja, me veprimtarinë e tij të vyer 40 vitet e fundit bëri të njohur botërisht historinë, artin dhe kulturën e kombit shqiptar me një dashuri e pasion të pashoq. Në trashëgiminë me vlera të jashtëzakonshme që na la pas, të spikasësh përkthimin e dorëshkrimit më të vjetër të historisë shqiptare nga prifti francez Jean-Claude Faveyrial; volumin UNESCO të Antologjisë Moderne të poezisë shqipe; Këngët e Kreshnikëve, veprat e Migjenit dhe Ali Podrimes; apo kryeveprën ‘Lahuta e Malësisë’ të Fishtës, është shumë pak…

“Nuk ta fal Bert! Nuk ta fal që ike kaq pabesisht! Nuk ta fal se të duam shumë!Eshtë e rënde kjo që bëre Bert! Sa ç’ishte e jashtëzakonshme puna e shkencetarit albanolog Robert Elsie akademik i lindur jo i titulluar, sa ç’ishte elegant dhe i papërseritshem arti i përkthimit të mjeshtrit Robert Elsie, sa ç’ishte delikat zëri i interpretit në kabinën e përkthimit, sa ç’ishte i madh ankthi i punës kur përjetonim dramat e gjyqeve të Hages, sa ç’ishte i bukur çdo çast i gjurmimit dhe hulumtimit të detajeve shqiptare prej teje qe krejt bujarisht i ndaje me te gjithe ne shqiptaret e tjere!Ne lindëm shqiptare, ty të bëri pasioni të tillë!Ç’të të them Bert! Na bëre gjëmën!”, shkruan ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.