E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndeshje fantastike në Mynih, Spanja përmbys Francën brenda 4 minutave dhe mbyll pjesën e parë në avantazh
Uncategorized

Ndeshje fantastike në Mynih, Spanja përmbys Francën brenda 4 minutave dhe mbyll pjesën e parë në avantazh

Pjesa e parë e supersfidës Spanjë-Francë që po luhet në Mynih ka dhuruar spektakël. “Furia e Kuqe” ka mposhtur me përmbysje “Gjelat” me rezultatin 2-1.

Ekipi i Deshamp kaloi i pari në avantazh në minutën e 9. Mbape harkoi nga e majta në shtyllën e dytë, ku Kolo Muani me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 21, Lamin Jamal shmangu dy lojtarë dhe lëshoi një goditje spektakolare nga jashtë zonës që mposhti portierin Menjo.

4 minuta më vonë, spanjollët përmbysën rezultatin. Dani Olmo shmangu dy lojtarë në zonë dhe lëshoi një diagonale të cilën Kunde e devijoi në rrjetën e portës së tij.

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi të çmendur që po gjykohet nga arbitri slloven, Slavko Vinçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.