E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndjesa dhe pendesa ndan një shoqëri të civilizuar nga turma
Sot

Ndjesa dhe pendesa ndan një shoqëri të civilizuar nga turma

Mentor Kikia

 

Pashë një dokumentar mbrëmë. Nipi i një familjeje hebreje, që kishte mbijetuar në një kamp përqëndrimi, dhe nipi i një prej njerëzve të afërt të Hitlerit që kishte frymëzuar ngritjen e kampeve, ishin rikthyer në vendin e ferrit, në Auzhvic. Një histori gjigande. Një burrë që nuk kishte lindur në kohën kur gjyshi i tij vriste njerëz të pafajshëm në emër të një ideologjie, ndjehej fajtor dhe kërkonte ndjesë.

Unë nuk e kam përjetuar persekutimin e drejtëpërdrejtë komunist, edhe pse për shkak të varfërisë ku jetonim, të gjithë kemi qenë të persekutuar në një farë mënyre. Por nuk e heq dot nga mendja imazhin që kam parë në fshatin tim kur isha 7-8 vjeç, ku të burgosurit politikë thyenin gurë në lumë të lidhur me zinxhirë nga këmbët dhe me roje të armatosur përqark. Nuk e heq dot nga mendja kur sollën disa familje nga Tirana e Durrësi për ti interrnuar, e i futën në stallën ku mbaheshin qetë e kooperativës. 

Të kthehemi tek dokumentari…

Përvec Bashkim Shehut, nuk kam dëgjuar askënd të shfaqë pendesë publike për atë që i kanë bërë këtij populli etërit e tyre. Përkundrazi, kemi parë bij e nipër të kapardisen edhe më shumë e të jenë krenarë për atë që kanë bërë prindërit e gjyshërit. 

Ne nuk e dënuam komunizmin, thjeshtë brenda natës e konvertuam atë në një farë regjimi që edhe sot pas 30 vjetësh nuk e qujmë dot demokraci. Ne nuk kemi ndërgjegje si shoqëri, nuk dime të ulim kokën kur bëjmë keq, nuk dimë të kërkojmë ndjesë kur i shkatërrojmë jetën dikujt. Në këtë mënyrë se si funksionojmë duhen parë ndoshta edhe shkaqet se përse thjeshtë tërhiqemi zvrarrë si kërmilli e nuk ecim normalisht si shoqëritë e tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.