E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshimi ndodh vetëm nëse doni ju shqiptarët
Sot

Ndryshimi ndodh vetëm nëse doni ju shqiptarët

Keni humbur shumë kohë në keto 30 vite. Është e lehtë për të thënë që është faji i klasës politike, është edhe faji juaj, pse rrini në shtëpi, pse nuk shkoni të nënshkruani një peticion, detyroni partitë të jenë te hapura, mos i lini kryetarët të jenë diktatorë, duhet të gjeni një çeshtje të mirë për të luftuar, që mund të jetë ose jo politike. Duhet të bëni më shumë se politikanët tuaj.

Ambasadori i Austrisë Johan Sattler nga Shkodra, duke u ndalur tek përgjimet, solli edhe shembullin në vendin e vet, ndërsa tha se një video tronditi Austrinë, duke sjellë dorëheqjen e kancelarit dhe qeverisë.

Gjithashtu ai bëri thirrje pèr ndryshimin e sistemit zgjedhor duke nënkuptuar zhbërjen e ndryshimeve të 2008 që kanë sjellë listat e mbyllura dhe rrënimin e nivelit intelektual të Parlamentit.

“I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Nuk jemi në 1912 dhe jemi në 2019 dhe përgjegjësia është totalisht e juaja.

Momentet që po jetojmë janë përsëritur shpesh në 25 vitet e fundit dhe them se është koha të ulemi dhe të shohim çfarë duhet rregulluar, ta shohim sistemin për ta përmirësuar.

Diçka duhet të ndodhë sepse Shqipëria është në një krizë më të madhe se zakonisht.

Kriza aktuale mund t’ju japë kohë për të reflektuar për sistemin.

Është shumë e rëndesishme që sistemi të hapet – tha ai.

Diplomati shtoi se nuk mund t’u lihet më në dorë gjithçka politikanëve dhe se ngjarjet e fundit po rëndojnë imazhin e shqiptarëve në Europë.

“Duhet të keni teknokrat 3-4 muaj përpara zgjedhjeve për të përgatitur situatën. Duhet të ketë një debat kombëtar për këtë dhe nuk mund t’ia lini vetëm politikaneve, por ju duhet të jeni aktorët kryesorë dhe duhet të shihni çfarë bëni ju për vendin dhe jo vendi për ju.

Ndryshimi ndodh vetëm nëse doni ju ndërsa edhe ndërkombëtaret bashkë me shqiptarët e duan këtë ndryshim të situatës dhe kjo pa ju është e vështirë të ndodhë.

Ka patur edhe shumë anullime këto kohë për shkak të lajmeve në media për kokteilet e molotovit, zjarret e tjera si këto. Nëse ju vazhdoni me keto mënyra do ketë shumë ndikim edhe tek europianet e tjerë dhe pastaj është shumë e vështirë të hiqet një imazh i keq nga truri i tyre”, tha ai.

I pyetur për përgjimet, ambasadori austriak u shpreh se shpresa e madhe është tek reforma në drejtësi.

“Nuk e di nëse e keni ndjekur në Austri për një video që tronditi Austrinë dhe nëse ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe këtu shpresa e madhe është tek drejtësia. Vettingu është duke u bërë, reforma në drejtësi është shumë e rëndësisshme.

I them te dy palëve që të bëjnë hapa prapa në këtë aspekt ne menyre që të mos këtë situatë më të rëndë.

Keni humbur shumë kohë në keto 30 vite. Është e lehtë për të thënë që është faji i klasës politike, është edhe faji juaj, pse rrini në shtëpi, pse nuk shkoni të nënshkruani një peticion, detyroni partitë të jenë te hapura, mos i lini kryetarët të jenë diktatorë, duhet të gjeni një çeshtje të mirë për të luftuar, që mund të jetë ose jo politike. Duhet të bëni më shumë se politikanët tuaj”, ka thënë Sattler.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.