E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq…’
Sot

‘Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq…’

Isha në një vaki kur u dha lajmi se Tërmet Peçi,kryebashkiak i Tepelenës, këndonte live për Enver Hoxhën në një darkë që paguhej nga taksat e njerëzve të atij qyteti. Video që u transmetua tregonte se rreth e qark këtij “artisti” vlonte dashuria për kriminelin Hoxha.

Doja të flisja ,por nga njerëz rrotull meje vinin aprovime varg:

-Mirë bëri që i këndoi Enverit.

-Në kohën e tij ishim të gjithë në punë.

-Atëhere s’kishte vjedhje e vrasje…

Flisnin shumica që ishin emigrantë ose që kishin fëmijët jashtë. Ata që në varrim erdhën me vetura të reja,që ishin veshur mirë,bukur e pastër,që pushimet sa i kishin mbaruar në Rodos,Cretë,Sardenjë,bile ca deri në Spanjë.

Trishtimi m’u rrit kur disa të rinj,pasi i pyeta në e dinin se c’ishte talloni,më ngritën supet. Hiç njohuri s’kishin. Ndërsa kur i pyeta a e njihnin Hitlerin më dhanë përgjigje të shkoqitur.

Doja të hidhja një pyetje për debat. Thashë  se nuk është dinjitoze që fëmijët e drejtuesve të sistemit komunist të jenë ministra a deputetë. Por furia e sulmit qe frikësuese. Se nuk duhet të mendoja kështu,se e djeshmja nuk ishte siç unë doja ta tregoja,madje më quajtën dhe armik të atdheut.

Ka kohë që në vendin tim ndihem si klasat e përndjekura dje. Sa herë shfaq një mendim më sulmojnë dhe nga që nuk sjellin argumenta më quajnë shkurt njeri që nuk e do atdheun. Ose si njeri që nuk duron se ja,për ca mote do na vijë e mira. Nuk guxon të thuash psh se 40% e banorëve kanë ikur,se në shkolla ulen 250 mijë nxënës më pak,se nuk po rriten rrogat,pensionet. Po rriten veç çmimet e taksat. Sa hap gojën ia fillon furtuna me shpjegime:

-Edhe nga Greqia largohen njerëzit.

-Edhe në Itali ka vrasje.

-Edhe në Francë s’ka rritje rrogash.

Nuk më shqetëson injoranca dhe zelli për të kundërshtuar. Më tremb klima që nxit mbrojtjen e kolerës së djeshme. Po shtohet kori i njerëzve nostalgjikë dhe gati gati po restaurohet pushtimi 50 vjeçar. Ai rregjim që na çoi në uri dhe në izolim,në përulje e pa liri njerëzore na skicohet si sistem plot vlera e me një udhëheqës gjenial.

Dalëngadalë,siç po duken bathët,nuk do jetë çudi kur të përgatit një ligj që do dënojë lëvizjen studentore të dhjetorit ‘90 dhe protagonistët do i dergjë burgjeve e qelive të vendit,që për fat të keq janë shtuar e shumuar.

Atdheu im jo vetëm qeveriset nga djemtë,vajzat,nipërit e mbesat e liderve të djeshëm komunistë,por nga që forca e tyre ekonomike është e pamatë,kam frikë se shpejt do quhemi Republikë Popullore Socialiste. S’ka kush pengon. Rinia u tret,u pérpi nëpër botë si shiu në Sahara.Pleqtë që kanë ngelur dinë të bëjnë profesionin e vjetër. Duartrokitje për komunistin e rradhës. Ndaj recitoj:

-Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,

Që nuk po zgjohemi dot vallë?

Një yll i kuq serish për dreq,

Na rimbiu m’u në ballë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.