Në emër të etërve, të birit të kurvës dhe te shpirtit te lig!
Kreshnik Osmani
Ishte shume interesante dhe pikante sot dalja pertej normale e tendosur e ministrit Tahiri ne Parlamentin Shqiptar, paçka se e mbuluar me nje makiazh te lehte qetesie. Te shash e te shfrysh eshte mese njerezore dhe mos u kapni hic me kete ceshtjen e etikes. Te gjithe shqiptaret shajne dikush prej mungese se kultures dhe te tjere sepse bejne jete te veshtire shume dhe kane humbur shpresen ne kete vend. Madje grate kane nisur te shajne me fort se burrat. Njereve u ka ardhur qumeshti i nenes ne maje te hundes dhe per te evituar vrasjen njerezit shfryjne duke share. Ceshtja eshte se njerezit e dallojne ate qe shan prej ndershmerise dhe ate qe shan sepse eshte “kapur mat” dhe i eshte ngushtuar laku.
Dikur ne rinine time te hershme, njeri prej shokeve tane ne nerva e siper (nuk e di kush e kishte nxehur) thote: “Nuk ka bir kurve qe te me dale perpara”. Ne e kutpuam qe ishte me nervadhe ngaqe e donim fort heshtem, jo se e kishim frike, Nje tjeter qe nuk kishte lidhje fare me personin ne fjale dhe as ishte zene me te, u hodh perpjete dhe tha: “Me ke e ke ti garip?!” dhe kjo te gjitheve na u duk sikur personi ne fjale e pranoi se ishte pikerisht i tille. Bir kurve.
Ardhja e Saimirit ne Parlament sot pas gati gjashte muajsh mungese (nderkohe qe eshte nen hetim per trafik nderkombetar droge dhe lidhje me grupet kriminale) ka disa mesazhe shume te rendesishme. Politika shpeshhere komunikon nepermjet simbolikave me shume se me deklarata te qarta. Disa pyetje qe lindin natyrshem jane: Perse erdhi Saimiri ne Parlament sot, nderkohe qe Ati i tij politik (Rama) ka kaq muaj qe ka sajuar nje pafundesi skandalesh, rremujash e ndodhish te gjitha ne funksion te zbehjes se “Ceshtjes Tahiri” dhe harrimit te saj nga opinioni publik. Eterit e tij politike ishin ta gatshem t’i vinin flaken te gjithe Shqiperise, vetem qe “Ceshtja Tahiri” te harrohej prej shqiptareve dhe vecanerisht prej Komunitetit Nderkombetar dhe disa ambasadave te rendesishme ne Shqiperi. Saimiri eshte hera e dyte qe kercenon hapur “birin e kurves”.
Nje here ne fillim fare dhe njehere tani. Nje tjeter pyetje qe lind eshte: “Kush eshte biri i kurves” qe mund ta ndaloje drejtesine e Saimirit?! Mundesia qe biri i kurves te jete opozitar bie sepse Opozita thote se Drejtesia po kapet prej Rames dhe pas emerimit te Arta Markut me 69 vota ne krye te Prokurorise se Pergjithsme ata kontrollojne plotesisht hetimet por edhe gjyqtaret e trembur ne palce sepse nje pjese e madhe jane te zhytur deri ne fyt ne balterat e hajduterise, te rryshfetit dhe te korrupsionit?!
Mundesia qe “biri i kurves” te jete ndonje ambasador i huaj serish bie, sepse ambasadoret me te mirat dhe te keqijat e tyre kane disa muaj qe flasin per arrestimin e “peshqve te medhenj” dhe Saimiri dhe kushdo tjeter e ka te qarte se po erdhen urdherat nga pertej Atlantikut, nuk ka ambasador ne bote qe te ndale me kete proces. Aq me teper qe ambasadoret kane hallet e veta kur te kthehen ne vendet e tyre, sepse duhet te jene ne rregull me ligjin atje sepse i pin e zeza dhe i nxjerrin ne pension te parakohshem per “kontribute te larta”. Mundesia qe “biri i kurves” te jete Ardi Daullxhiu apo Ver Llapa gjithashtu bie, pasi ata nuk kane shfaqur kurre ndonje ambicie politike serioze ne kete vend.
Shpallja e Tom Doshit “non grata” ne SHBA nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe e famijareve te tij te afert e ka trembur tmerresisht Saimirin pasi ai e di mire se Rama mund ta shese ate ne sekonde ne rast se amerikanet i thone “hiqe mbulesen dhe imunitetin” prej birit tend politik. Rama mund t’ii thote beniaminit te tij se eshte i pafuqishem per ta ndaluar kete vale qe vjen nga larg. Ambasadori Lu nuk ka per t’ia lejuar vetes qe te largohet nga Shqiperia pa ia kapur Rama nje peshk te madh fare sepse atij i duhet te kthehet tek Trump me ndonje trofe, pas perforljes se mund te kete qene i perfshire ne ndonje histori dashurie me Geroge Soros ne Shqiperi. Te kuptohemi, Rama e ka te veshtire ta shese Saimirin, sepse ai e merr me vete nese bie. Keshtu, Saimiri ose bie dhe merr me vete peshkaqenin. Ose i sajohet nje arrest kardiak me metoda jo-tradicionale.
Ose ndonje mpiksje gjaku ose ndonje komplikacion i cfaredollojshem kardiovaskular sepse ai ka qene Minister i Brendshem dhe nuk e ka lene veten zbuluar fare. Rama nga ana e tij duket qe eshte shume i tensionuar dhe i tendosur, sepse atij nuk i interesonte dalja e Saimirit menjehere pas Raport Progresit te zonjes Mogherini nje dite me pare ne Tirane, pasi dalja e tij e kompromenton rende te gjithe raportin e Komisionit Evropian dhe celjen e negociatave, pasi ai u kujton shqiptareve pikerisht ate qe Rama kishte punuar aq fort qe ata ta harronin. Por, Saimiri ishte i detyruar ta bente kete kercenim sepse nuk ka asnje rrugedalje tjeter.
Keshtu pra, dalja e Saimirit ishte nje mesazh dhe nje kercenim i qarte per eterit e tij politike dhe per kryepeshkun (qe te mos guxojne ta shesin) sepse ne te kundert ai do t’i marre me vete. Besoj keto rreshta jane te mjaftueshem per te kuptuar, kush eshte ati, kush eshte biri i kurves dhe kush ben si shpirti i lig!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



