E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Kombinat të ngrihet  një lagje e Rilindjes
Uncategorized

Në Kombinat të ngrihet një lagje e Rilindjes

Lagjet e Rilindjes pas një situate vdekjeje dhe traume kombëtare i ka quajtur kryeministri Rama, lagjet e reja qe do te ndertohen ne zonat e shkaterruara nga termeti tragjik ne vend, qe la pas 51 viktima.ram

Nga mbledhja e sotme e qeverise Rama ka porositur te behet kujdes makimal per transparencen e fondeve dhe gjithcka qe do te shpenzohet.

 

 

“Kush do që të dijë se cfarë po shpenzohet mjafton të klikojë dhe të shikojë cdo lek të shpenzuar, ju lutem kjo është e domosdoshme për transparencën”- tha ai.

Duke folur per lagjet e reja, Rama theksoi:

Në pranverë duhet të jemi në kantier në lagjen e re të Durrësit, në Tiranë kur të zgjedhim nëse do të jenë dy apo një lagje. Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit në hapësirën kur është hapësira e një zone të re ekonomike. Dy lagje do të ishin një në Kombinat tjetra te Uzina e Autotraktorëve në Shkozë dhe lagja e re në Laç. Në Laç të fillojë shembja e atyre pallateve që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin ato që kanë brenda dhe pastrojini. Në Tiranë dhe Durrës zonat e identifikuara janë hapësira shtetërore. Edhe në Kombinat të fillojë shembja e pallateve të tjera, që i kanë dhënë Shqipërisë shumë figura të njohura dhe qeverisë Erjon Braçen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.