E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në korrik i paralajmëroi se nuk do i mbronte nëse shkelnin ligjin! Rama, mbledh sot kryebashkiakët socialistë
Politikë

Në korrik i paralajmëroi se nuk do i mbronte nëse shkelnin ligjin! Rama, mbledh sot kryebashkiakët socialistë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryetarët e bashkive të vendit, takimi do të mbahet në orën 12:00.

Ende nuk dihet se kush do të jetë fokusi i diskutimeve. Sakaq, ky takim vjen pas atij të korrikut, ku u përjashtua Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK.

Asokohe, Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se nuk do të mbrojë asnjë prej tyre nëse kapen me shkelje dhe abuzime me postin e tyre.

Kujtojmë se Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.