E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramshi një zonë për të cilën termi parajsë nuk është aspak teprim.
Sot

Gramshi një zonë për të cilën termi parajsë nuk është aspak teprim.

Gazetari Shpetim Luku i mahnitur nga ndryshimet ne Gramsh. Ai nuk heziton ta krahasoje me Zvicren. Ai shkruan: Nje  zone per te cilin termi parajse nuk eshte aspak teprim.

Per here te fundit ne Gramsh kisha qene ne vitin 1995 ne kuadrin e nje fushate elektorale. Detaje nga rruga e vjeter e llixhave nuk me kujtohen, por mbaj mend se ishte nje torture e vertete dhe rezultat i kesaj torture ishin edhe dy konkluzione: se pari shpresa qe as halli mos me sjellte me ketej dhe se dyti, keqardhja per gjithe ate komunitet njerezish, te cilet, ne mungese te nje rruge ishin teresisht te izoluar. Mbaj mend gjithashtu qe njeri nga drejtuesit e atehershem vendore, i informuar per detajet e projektit te hidrocentralit te Banjes shpresonte qe ky projekt te mbaronte sa me pare, per efekte te rruges se re. Dhe ja tashme, pas afro tre dekadash nga nisja Banja eshte realitet. Nje realitet mrekullues, befasues, spektakolar, piktoresk. Fjala parajse nuk eshte aspak teprim.

Nje liqen i bukur, nje rruge e standarteve me te larta, kodra te qendisura me art, ura te mahniteshme mbi liqen e bejne tashme ate zone tejet terheqese. Nese nuk do e dish qe je ne Gramsh kujton se je diku nga Austria apo Zvicra. Dhe kjo verteton edhe njehere vleren jetike te invetstimeve te huaja per ekonomine dhe ambientin shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.