E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ne nuk jemi hajdutët më të mirë, por më të mirë se ne nuk ka
Sot

Ne nuk jemi hajdutët më të mirë, por më të mirë se ne nuk ka

Rama e tha troç në një intervistë për  “Zërin e  Amerikēs”  se ai nuk shqetësohej fare nëse do të dilnin ministra të implikuar në çeshtjen e inceneratorëve. Ai tha se kushdo mbante përgjegjësi personale. Por  kështu   thoshte për Saimir Tahirin, Lefter Kokën Roshin, Dakon, Kajmakun e dhjetëra të tjerë zyrtarë e  kryebashkiakë  të korruptuar.  Çfarë më duhet mua se çfarë vjedhin e abuzojnë vartësit e mi poshtë?! Unë nuk mbaj përgjegjësi! Kush ka ngjyer gishtin në tortën e zhvahtjes  të dënohet!  Keshtu për aferat e tmeshme dhe për PPP-te  apo dhe  arrestimet sporadike nga drejtësia për korrupsion.   Rama  që kur ishte ministër e deri sot kryeministrër për të tretën herë  nuk mban përgjegjësi të paktën morale  dhe deklaratat  e tij  politike janë për të vēnë duart në kokë dhe  për të ikur nga sytë këmbët nga ky vend i çudirave .  Kushdo që e ka ngjyer gishtin  në llokmën e 400 milionë eurove mban përgjegjesi dhe të shkojë në burg! Por i zoti i punës, timonieri  nuk ka faj dhe as përgjegjësi.  Rama   mund të jetë i vetmi kryeministër në planet  që administrata ekzekutive  abuzon dhe shkel ligjet në fuqi por vetem ky nuk ka faj! Biles  është më i miri  dhe se nuk ka për të patur mē të mirë për shumë kohë. Qeveria e tij  nuk e njeh  fare pergjegjesine para votuesve.

Minimumi para votuesve socialistë. Ramës as  nuk i kërcet fare “ai që nuk thuhet”   nëse anëtarë të qeverisë së tij kanë vjedhur paratë  publike që janë edhe para të socialistēve . Kryeministri  fluturon fluturon  dhe as se  ka koncept   nëse zyryarët dhe administrata kane thyer ligjin dhe dëmtuar rëndë jetët  dhe të ardhmen  e njerezve të këtij vendi.  Rama e di por nuk mban përgjësi edhe pse ekipi dhe administrata që po qeverisin në mandatin  e tretë  kane varfëruar apo poshtëruar votuesit  duke abuzuar me pronën publike.

Rama nuk e ka hiç gajle se ai u ka premtuar votuesve socialistë  kryesisht që do të kishte  njê qeveri të drejtë  që punon per ta dhe i përdor paratë dhe besimin e njerezve në sherbim zhvillimit dhe rritjes se punēsimit dhe mirëqenies së tyre. Rama  mjekërthinjur mendon se  kushdo nga vartësit e tij mund të bejë çfarë të dojë me postin, pushtetin por vetëm kryeministri nuk ka faj pse është kryeministër. Pushteti që ushtron êshtë unik dhe i paprekshëm dhe nuk ka birë nëne e bir ku*ve që ta  prekë .

Rama po degradon edhe moralisht  dita -ditës duke u larguar nga hajdutët me çizme që futen në burg dhe duke u justifikuar tek përgjegjësia individuale.

Pra pa turp pranon publikisht një qeverisje postmorale. Vendi ynë në kēto 30 vite të tranzicionit rrumpallë ka   patur  qeveri qe kanë patur probleme me korrupsionin dhe që kanë qeverisur në mënyrë të  pamoralshme që nga Berisha, Nano, Meta por qeveri dhe kryeministër që e ka ngritur ne kult amoralitetin në qeverisje  dhe që thotē hapur  nuk mbaj përgjësi as morale për hajdutët e tij ministra ështê si të thuash troç:

Ne nuk jemi hajdutët më të mirë, po më të mirë se ne nuk ka për të pasur për shumë kohë Shqipëria

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.