E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Tropojë  “Kuçedra” përpin paratë e shtetit dhe ujin e banorëve!
Sot

Në Tropojë “Kuçedra” përpin paratë e shtetit dhe ujin e banorëve!

Në këtë stinë të nxehtë shumë miq më shkruajnë me gjithë kërshëri duke shfaqur dëshirën e tyre për të qenë në Tropojë në këtë perlë në zemër të Alpeve. Gjithmonë u’a kam fshehur por sot publikisht po ju tregoj se qyteti i Tropojës mes malesh e lumenjesh që kurrë nuk shterrojnë po bëhet l pabanueshëm për shkakun e vetëm të mungesës së ujit të pishëm. Eshtë paradoksale deri në paturpësi dhe papërgjegjmëri që në qytetin e rrethuar nga lumi Valbonë e Dezdar dhe nga bjeshkët e malit të Jezercës e Shkelzenit të shikosh depozita , bidona uji dhe çisterna që të kujtojnë Saharanë apo Kandaharin. Askush nuk mund ta gjejë arsyen e vertetë të mungeses së ujit veçse me shpjegime mistike që të bien ndermend Kucedren e perrallave. Miliona leke jane levruar vit pas viti per ujesjellese por vetem uje nuk kane sjelle. Mund te kene sjelle pasurim biznesmenesh e pushtetaresh por aspak uje ne shtepite e  qytetareve. Asnje justifikim nuk ka vend dhe shkaku I vetem eshte levrimi korruptiv I parave te taksave tona per pune te pambaruara biles dhe te pafilluara. Eshte bere legjende dhe nje shaka e hidhur sesi pikerisht ne nje fshat te Tropojes ishin levruar 7.000.000 leke per ndertimin e nje ure. Jo vetem qe ura nuk u ndertua por aty nuk kishte fare lume!!!. Keshtu besoj se ndodhi dhe me ujin e qytetit tonë. Qytetarët e dinë mirë arsyen ndaj nuk mallkojnë kuçedren e perrallave por atë të korrupsionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.