E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në zgjedhje të lira, të  fitojë më i miri
Sot

Në zgjedhje të lira, të fitojë më i miri

Refuzimi i Rames për të ndjekur shembullin e Zaevit duke u dorëhequr,nuk ka lidhje me Opozitën e me PD.
Asnjë iluzion,personalisht të paktë n,nuk kam patur për këtë.

Madje nën një kendveshtrim pak cinik e shumë praktik e partiak le të rezistojë ,le të mbushë njerëzit plot mllef e pakënaqësi,le të degradojë perditë.
Një ditë zgjedhje do të bëhen e sa më shumë degradon pushteti aq me lehtë e ka Opozita.

Refuzimi i ndjekjes së shembullit të Zaevit nga Rama,është një lajm i keq per atë pjesë të shoqerisë ,që edhe pse në menyrë romantike shpreson e kerkon një politikë qytetare,një politikë ku të dominojë arsyeja,ku të ketë pergjegjshmeri politike e civile pertej betejave apo rivalitetit per pushtet. Pikerisht per kete shtrese e per kete pretendim te arsyeshem te njerezve #refuzimi i Rames eshte nje lajm i keq. Madje arroganza perziere me budallalekun te ngjyer me paturpesi publike eshte nje lajm i kobshem per nje shoqeri apo nje pjese te saj qe kerkon e meriton te shohe nje vend normal..,aq normal sa Maqedonia e Veriut.
Refuzimi arrogant i Rames per te ndjekur shembullin e Zaevit,eshte nje lajm i keq per miqte euroatlantik te Shqiperise.
Refuzimi eshte prove e qarte se Rama nuk ka as mend as plan te mireprese e aq me pak te realizoje kushtet apo kerkesat e miqve per avancimin e Shqiperise drejt BE. Thelbi i ketij procesi eshte bashkepunimi,pranimi e dakordesimi me kundershtaret,opoziten per te cuar se bashku reformat e procesin e integrimit ne BE.

Kerkesa apo kushtet e shprehura qarte nga miqte perendimore se nuk duan reforma ne leter,por reforma te aplikuara ne realitet..,ne thelb pikerisht kerkon kete bashkepunim,bashkerendim te arsyes politike e patriotike mbi ambicjen e cmendur te interesave te pushtetit.
As me pak as me shume se sa shembulli i Maqedonise se Veriut,ku ne te njejten situate (madje me pak problematike) perfaqesuesit politike u ulen,vendosen,shkojne ne zgjedhje ne menyre krejt civile me moton e thjeshte po aq fisnike“te fitoje me i miri”.

Arroganca e Rames per te ndjekur shembullin e Zaevit vrau pikerisht kete shprese e kete nevoje civile qe shkon pertej anesive politike.

“Te fitoje me i miri” nuk eshte nje pretendim i jashtezakoshem apo i pamundur.
Eshte mjerim kur sheh se kete e ndjek aq lehte e pa dhimbje shoqeria e politika ne Maqedoni te Veriut dhe e njejta i refuzohet e i mohoet shoqerise shqiptare.

Zgjedhje te lira dhe te fitoje me i miri…as me shume e as me pak kete po kerkon opozita shqiptare,PD,dhe shoqeria e ketij vendi ajo e civilizuar e cila kupton se dashuria per pushtetin sado e madhe duhet te jete me e vogel se ajo per vendin dhe te ardhmen e femijeve tuaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.