E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat greke zbulojnë detaje nga vrasja e 51-vjeçarit shqiptar: Viktima nuk kishte precedentë
Uncategorized

Mediat greke zbulojnë detaje nga vrasja e 51-vjeçarit shqiptar: Viktima nuk kishte precedentë

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Aleksandër Zaka, nga Lushnja është ekzekutuar ditën e djeshme në Greqi me një plumb në kokë.

Viktima u gjend i pajetë nga një i afërm që më pas ka njoftuar autoritetet mbi ngjarjen e rëndë, gjë që ka sjellë edhe nisjen e hetimeve.

Mediat greke janë duke i bërë jehonë vrasjes së shqiptarit, teksa e kanë konsideruar ngjarjen si një “thriller”.

Viktima i cili ishte nga Lushnja, nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit, ndërsa mësohet se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi.

Përgjigjet për shkaqet e vdekjes pritet të jepen nga autopsia që do t’i bëhet trupit të 51-vjeçarit shqiptar ndërsa hetimet ende vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.