E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna e Jonaid Myzyrit, vijon nëndrejtoreshë e ISH edhe në pension
Uncategorized

Nëna e Jonaid Myzyrit, vijon nëndrejtoreshë e ISH edhe në pension

Aida Cavo, Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe nëna e personazhit të njohur publik Jonaid Myzyri, vijon të mbajë postin e saj drejtues pavarësisht se, sipas të dhënave zyrtare, ka mbushur moshën ligjore të pensionit prej afro pesë vitesh.

E lindur më 18 korrik 1960, Cavo nuk është tërhequr nga detyra, përkundrazi, është prezente në çdo mbledhje dhe vazhdon të ushtrojë autoritet të plotë brenda institucionit.

Burime të brendshme të Shërbimit Social i thanë gazetarit tinë se Cavo ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi proceset vendimmarrëse dhe ndikim të konsiderueshëm në shpërndarjen e fondeve të ndihmës sociale dhe pensioneve të invaliditetit. Po të njëjtat burime thonë se mbi të janë ngritur akuza të përsëritura për ndërhyrje dhe abuzim me menaxhimin e parave publike, duke prekur drejtpërdrejt përfituesit më të varfër e të pambrojtur.

Ligji përcakton qartë moshën e detyrueshme të daljes në pension për funksionarët publikë, por Cavo vazhdon të mbajë një rol aktiv, duke ngritur dyshime mbi mbrojtjen e mundshme politike apo favorizimin për shkak të lidhjeve familjare me figura të njohura publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.