E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neritan Liçaj deklaratë të fortë: Nëse duan të na vrasin…
Sot

Neritan Liçaj deklaratë të fortë: Nëse duan të na vrasin…

“Çfarë duhet të presim më?”

Artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër ligjit  që u votua në Kuvend ditën e enjte kanë vijuar edhe sot protestën në oborrin e Teatrit.

Neritan Liçaj ka qenë ai që ka bërë një deklaratë të fortë, duke ftuar të gjithë qytetarët për të protestuar, pasi sipas tij çdo gjë ka mbaruar në Shqipëri dhe shteti është i korruptuar nga fillimi në fund.

Pjesë nga deklarata

Çfarë duhet që të presin më qytetarët kur është de legjitimuar institucioni më i rëndësishëm i vendit që është Parlamenti.

Nëse ata kanë vendosur që të na vrasin ne, dy duar për një kokë janë. Koha ka treguar se sa herë qytetari ka dal përpara pushtetit kemi parë që kanë fituar qytetaria. Kemi interes për një të ardhme më të mirë, kemi një interes që të mos jetojmë në këtë vend të korruptuar  nga fillimi deri në fund. Ne mund të ndryshojmë çdo gjë në këtë vend, nëse dalim dhe tregojmë se kush jemi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.