E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NËSE NESËR ILIR META UA SHKRIN EDHE PARLAMENTIN?
Sot

NËSE NESËR ILIR META UA SHKRIN EDHE PARLAMENTIN?

Bledi Mane

Datën e zgjedhjeve lokale ua çdekretoi dhe ju vetëm po bërtisni: është nul, nuk ka asnjë fuqi vepruese nuk e njeh as kushtetuta!
Nesër me anë të një dekreti tjetër presidencial ua shpërndan edhe parlamentin duke u justifikuar se nuk keni numurin e plotë prej 140 përfaqësuesish të sovranit. Del jashtë funksionit parlamenti, bie qeveria dhe ju socialistët e maxhorancës do bërtisni sërish se është shkelur kushtetuta, dekreti është nul dhe ju nuk do dilni as nga salla e parlamentit e as nga zyrat e ministrive por Ilir Meta si komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do u nxjerrë zvarë e do u zbythë me forcat e ushtrisë…
Ua futi sërish Ilir Meta. Ju e besuat kur tha jam Alende por në të vërtetë ai është një Pinoçet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.