Nëse shtatzënia t’i fryn buzët si të Amit, qenka super!
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.Çdo ditë që kalon ata e presin me padurim ardhjen në jetë të vogëlushes.
Ami këtë mëngjes është zgjuar më e bukur se kurrë dhe ka ndarë më miqtë e rrjeteve sociale dy foto. Ajo ka filluar të ndryshojë nga shtazënia dhe në pah bien byzët e plota që bëjnë me zili.“Një ditë e bukur”, shkruan Ami teksa shfaqet me një makijazh natyral dhe të ëmbël.
Lajmi se Ami do të bëhej nënë për herë të dytë u bë publik nga Ermali në mënyrë mjaft origjinale dhe si gjithmonë e shoqëruar me humor.
Ai publikoi testin e shtatzënisë që konfirmonte lajmin e bukur.
Pavarësisht se ajo ka qëndruar larg ekranit për një kohë të gjatë nuk ka hequr dorë nga angazhimet. Ajo është mjaft aktive me biznesin e saj privat./CityNews


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


