Nesër njihet me masën e sigurisë, Klevis Balliu kërkon ekspertizë: Jam dhunuar nga Policia
I arretuar një ditë më parë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariatin nr. 6 pas protestës te Astiri, ku u vendos në krahë të banorëve që u përplasën me policinë, për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeminstrit Rama.
Balliu madje ka kërkuar kryerjen e një aktekspertimi për dhunën, të kryerr tashëm nga mjekët ligjorë, të cilët edhe kanë përpiluar një raport, i cili i është dërguar prokurorisë.
Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sipas Balkanweb.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



