Nesër protesta e PD, Kuvendi përcakton rendin e ditës, por deputetët e maxhorancën…
Dita e enjte do të nis me protestën e dytë të paralajmëruar nga opozita e bashkuar, ndërsa rreth orës 10:00 pritet që protestuesit të bashkohen përpara kryeministrisë sikurse bënë më 16 shkurt.
Por nga ana tjetër ditën e nesërme Kuvendi do të mbajë seancën e radhës parlamentare, e kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të Parlamentit, por nuk është saktësuar ora kur do të nisin punimet.
Ndërkohë, sot pritet të mblidhet Kryesia e PD, ku do të merret vendimi përfundimtare për djegien e mandateve të deputetëve.
Pak më herët Lulzim Basha ka zhvilluar takim me ambasadoren e Gjermanisë si dhe atë të BE, ku ky i fundit është shprehur se është e nevojshme që të ketë dialog, ndërsa ka bërë thirrje që ditën e nesërme të mos ketë dhunë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



